Gjergj Vyshka 04.12.2015 11:35
Ka nisur dje konkurrimi i notarëve shqiptar në Kampionatin Evropian të pishinave të mbyllura ose 25-metërshe, i cili është duke u zhvilluar në Netanjau të Izraelit.
E para ka qenë Nikol Merizaj, e cila në 100 metra stil i lirë në baterinë e parë me tre konkurrentë ka dalë e fundit me kohën 1’01”06.
E të njëjtën gjë e ka bërë edhe në 100 metra stil i përzier me kohën 1’10”21. Tashmë pritet konkurrimi i Sidni Hoxhës për të shpresuar në një rezultat të mirë në përfaqësimin e notit shqiptar në këtë evropian.