Gjergj Vyshka 21.03.2017 10:25
Ledia Allaraj, notarja e Partizanit, por njëkohësisht dhe sportistja më e mirë e kategorisë A në Kampionatin e fundit Kombëtar të Botit për Fëmijë, ishte fituese në katër gara.
50 metra delfin, 50 metra shpinë, 50 metra stil i lirë dhe 100 metra katërnotim janë fituar nga kjo notare, e cila në fakt ka vite që është e tillë.
E stërvitur nga Dashamir Bregu, Allaraj vijon të bëjë progres nga gara në garë, si në verë, ashtu dhe në dimër.
Rekordmene dhe e pakrahasueshme me të tjerë, Allaraj mbetet krenaria e klubit shumësportësh Partizani.
Ndaj drejtuesit e saj, që nga shefi i klubit shumësportësh Shkëlqim Muça, inspektorët Sokol Bulku dhe Elton Stafa, kanë nxituar për t’i bërë reklamë arritjeve të fundit.
Sepse është e tillë që meriton gjithça, ndërsa emri i saj, sidomos në vitet e fundit, është gjithnjë në listën e fituesve të vendeve të fundit, apo dhe të rekordeve kombëtare.