Gjergj Vyshka 23.01.2015 13:50
Janë dy notaret më të reja të familjes së sporteve të ujit, të cilat kanë zgjedhur të drejtohen nga trajneri i Tirana Delfina Sport, Shpëtim Hoxha. Për trashëgimin nga vijnë duhet të ishin marrë me basketboll ose volejboll.
Por ndodh ndryshe. “Askush nga ato nuk duan ta shohin me sy sportin e lojërave me dorë, kurse kanë ardhur me dëshirën e tyre për të bërë notin”, – pati thënë ditë më parë trajneri i Tirana Delfina Sport, Shpëtim Hoxha.
“Dhe me konstruktin e gjatë që kanë ia dalin të jenë notare të mira”, – pati shtuar ai. Për to, kjo ishte veprimtaria e dytë pas pjesëmarrjes në Mimoza Kup 2015 në Tivar të Malit të Zi.
Dhe Mema është e treta në 50 metra bretkosë, kurse Çarçani e treta në 50, 100 dhe 200 metra shpinë. “Sigurisht që kanë përmirësime në rezultatet e tyre dhe kjo është e dukshme, – ka deklaruar Hoxha.
“Mendoj që në garat e ardhshme ato do të jenë dhe më mirë”, – ka theksuar trajneri, kurse të dy këto talente, që vijnë nga familje basketbollistësh e volejbollistesh, shumë shpejt do të jenë në majat e notit shqiptar.