Gjergj Vyshka 04.05.2015 15:05
“Ne e kemi për herë të katërt që e organizojmë ditën e sprinteve, që do të thotë se është kthyer në një veprimtari i përvitshëm për ne dhe për skuadrat që stërviten në pishinën tonë, – ka deklaruar trajneri i ekipit të Notit “Te Stela”, Sadik Mema. – Sigurisht që do të kishim dashur më shumë pjesëmarrje.”
“Por duke qenë se është një veprimtari jashtë kalendarit të vendosur nga Federata Shqiptare e Notit, pavarësisht se ne e bëmë veprimtarinë të rregullt, me gjyqtari, si të ishte një mini-kampionat, atëherë vendosëm vetëm për pjesëmarrjen e katër skuadrave që janë këtu në pishinën tonë”, – ka vijuar Mema prononcimin e tij për Gazetën “Telegraf”.
Sipas tij kjo ishte dhe një garë kontrolli në prag të pjesëmarrjes në Dubrovnik, më 16 dhe 17 maj 2015. “E vërteta, – thotë Mema, – është se ne jemi në prag të veprimtarive të verës. Ju e patë dhe vetë që ka një masivitet tek moshat. Që do të thotë se në garat e verës do të kemi më shumë rekorde të thyera e më shumë rezultate të përmirësuara. Sepse noti ka vazhdimësi.”
“Mbetet vetëm të punohet më mirë me këta sportistë”, – ka përfunduar trajneri i “Te Stela”, Sadik Mema.
Rezultatet teknike të “Ditës së Sprinteve 2015”
Kategoria D (datëlindja 2007)
Meshkuj
25 m delfin Erxhan Lala (Stela) 24”93
50 m delfin Erxhan Lala (Stela) 57”56
50 m bretkosë Erxhan Lala (Stela) 1’06”08
50 m shpinë Erxhan Lala (Stela) 52”76
50 m stil i lirë Erxhan Lala (Stela) 45”28
Femra
25 m delfin Kaltra Meça (Stela) 21”81
50 m delfin Kaltra Meça (Stela) 53”07
50 m bretkosë Ema Kola (Stela) 1’01”15
50 m shpinë Ema Kola (Stela) 53”90
50 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 49”27
Kategoria C (datëlindja 2005-2006)
Meshkuj
50 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 39”89
100 m shpinë Dion Daja (Stela) 1’39”52
50 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 47”52
100 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 1’18”38
50 m shpinë Arbër Ceka (Stela) 51”96
100 m delfin Paulo Andoni (Partizani) 1’36”05
50 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 34”77
100 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 1’44”69
100 m katërnotim Zeki Metalla (Stela) 1’40”77
Femra
50 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 42”21
100 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 1’43”10
50 m bretkosë Telma Harshova (Stela) 52”39
100 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 1’20”34
50 m shpinë Kestrina Dande (Stela) 39”95
100 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 1’36”90
50 m stil i lirë Sara Dande (Stela) 43”82
100 m katërnotim Vivian Xhemollari (Stela) 1’34”54
Kategoria B (datëlindja 2003-2004)
Meshkuj
50 m delfin Irdi Tashi (Stela) 39”37
100 m shpinë Etjen Harshova (Stela) 1’33”57
50 m bretkosë Junus Fuga (Stela) 42”90
100 m stil i lirë Irdi Tashi (Stela) 1’13”53
50 m shpinë Junus Fuga (Stela) 37”41
100 m delfin Junus Fuga (Stela) 1’23”75
50 m stil i lirë Frenki Kogu (Stela) 36”15
100 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 1’40”47
100 m katërnotim Junus Fuga (Stela) 1’20”58
Femra
50 m delfin Aries Rama (Stela) 41”71
100 m shpinë Gloria Daja (Stela) 1’22”70
50 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 55”95
100 m stil i lirë Anastasia Dhimoshi (Stela) 1’31”37
50 m shpinë Gloria Ndoja (Stela) 39”95
100 m delfin Aries Rama (Stela) 1’35”94
50 m stil i lirë Erin Vasili (Stela) 36”57
100 m bretkosë Aleksa Janku (Stela) 2’07”01
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Stela) 1’31”77
Kategoria A (datëlindja 2001-2002)
Meshkuj
50 m delfin Mishel Xhaferri (Stela) 31”21
100 m shpinë Aried Ruci (Stela) 1’15”89
50 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 31”10
100 m stil i lirë Mishel Xhaferri (Stela) 1’07”49
50 m shpinë Xhon Diko (Stela) 34”65
50 m stil i lirë Nik Blushi (Partizani) 31”82
100 m bretkosë Xhon Diko (Stela) 1’23”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Stela) 1’15”40
4×50 m stil i lirë “Te Stela” 2’12”41
Femra
50 m delfin Alesia Daja (Stela) 41”94
100 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 1’30”88
50 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 44”56
100 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 1’24”22
50 m shpinë Siria Çarçani (TDS) 41”41
50 m stil i lirë Ines Mema (TDS) 36”48
100 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 1’42”14
100 m katërnotim Alesia Daja (Stela) 1’32”20
Si ekip: “Te Stela” 453 pikë (Meshkuj)
“Te Stela” 334 pikë (Femra)