Not / Federata zbardh udhëzimin e garave, më 4 & 5 prill, kampionati

Share Button

Pishina-te-Stela-bosh

Gjergj Vyshka 03.04.2015 11:15

Federata Shqiptare e Notit prej ditësh ka lajmëruar klubet dhe shoqatat, anëtare të saj, se më 4-5 prill në pishinën e mbyllur “Nobis”do të zhvillohet kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve. Për rrjedhojë ka bërë dhe udhëzimin për garat, bashkangjitur me datëlindjet përkatëse. Kështu për të rritur do të konkurrojnë grup-moshat e datëlindjes 1996 e më të mëdhenj, kurse për të rritura 1998 e më të mëdhenj.

Për të rinj është vendosur datëlindja deri më 1997, kurse për të reja do të jenë deri më 1999. Pishina e Nobis është me gjashtë korsi, ndërsa do të ketë vetëm një bateri në këto gara. Ndërkohë që një notar mund të marrë pjesë deri në katër gara individuale, si dhe 5 stafeta. Një skuadër ka të drejtë të regjistrojë deri në tre sportistë në një garë, ndërsa nuk do të lejohen sportistët jashtë garës.

Sipas programit në ditën e parë garat nisin në ora 09:00 paradite, kurse pasdite në ora 15:00. Kurse në ditën e dytë garat do të nisin në ora 10:00. Pikëzimi është i tillë, vendi i parë 8 pikë, i dyti 6 pikë, i treti 4 pikë, i katërti 3 pikë, i pesti 2 pikë dhe i gjashti 1 pikë. Për notarin, apo notaren më të mirë do të përdoren pikët e FINA-s (Federata Botërore e Notit), kurse tre fituesit e garave do të kenë diploma.

Ekipi kampion do të ketë dhe kupën. Gjithashtu dhe rekordmenët do të nderohen me diploma

 

Kampionati Kombëtar

i Të Rriturve – Not

(pishinat 25-metërshe)

 

Dita e Parë

(4 prill 2015)

 

Meshkuj

 

200 m katërnotim

200 m stil i lirë

100 m stil delfin

100 m bretkosë

50 m shpinë

400 m stil i lirë

200 m stil bretkosë

4×200 m stil i lirë

400 m katërnotim

4×50 m stil i lirë

100 m stil shpinë

50 m delfin

200 m stil delfin

100 m stil i lirë

200 m shpinë

4×100 m stil i përzier

 

Femra

 

200 m katërnotim

4×50 m stil i lirë

50 m bretkosë

100 m stil i lirë

200 m stil delfin

100 m shpinë

400 m stil i lirë

4×200 m stil i lirë

400 m katërnotim

200 m stil i lirë

50 m stil shpinë

100 m stil bretkosë

100 m stil delfin

200 m stil bretkosë

50 m stil delfin

4×100 m stil i përzier

 

Dita e dytë (5 prill 2015)

 

Meshkuj

 

4×50 m stil i përzier

1500 m stil i lirë

100 m katërnotim

50 m stil i lirë

50 m stil bretkosë

4×100 m stil i lirë

 

Femra

 

4×50 metra stil i përzier

800 m stil i lirë

200 m stil shpinë

50 m stil i lirë

100 m katërnotim

4×100 m stil i lirë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

AlbanianSport.com 30/08/2021 21:40 ASNN – Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10 ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

AlbanianSport.com 08/08/2021 20:55 ASNN – Historia prekëse e 14-vjeçares kineze, që triumfoi në

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh