Gjergj Vyshka 21.05.2016 10:25
E vetmja përfaqësuese e Shqipërisë dje në Kampionatin Evropian të Notit, që është duke u zhvilluar në Londër, ishte Nikol Merizaj.
Ajo ka konkurruar në 200 metra stil i lirë dhe në baterinë e parë me kohën 2’09”94 midis 7 notareve ka zënë vendin e 5-të.
Në renditjen e përgjithshme mes 67 notareve është renditur e 58-ta. Tashmë deri në përfundim të garave të notit kanë mbetur dhe dy ditë.
Por deri më tani, me përjashtim të rekordeve të Aleksit e Bahollit, e gjithë pjesa tjetër e konkurrimit ka qenë për t’u harruar për notin shqiptar.