Gjergj Vyshka 20.05.2016 07:05
Në ditën e katërt të Kampionatit Evropian të Notit në Londër sërish asnjë shenjë e mirë për pjesëmarrjen e Shqipërisë. Në 100 metra flutur për femra, Noel Borshi ka zënë vendin e 3-të në baterinë e parë me 3 pjesëmarrës, teksa ka fiksuar kohën 1’04”67.
Në renditjen e përgjithshme të kësaj garës mes 42 notareve, pesë prej të cilave kanë qenë të skualifikuara sepse nuk e kanë nisur garën, ka zënë vendin e 37-të. Ndërkohë në 800 metra stil i lirë për meshkuj Franc Aleksi ka fiksuar kohën 8’35”94.
Në përfundim, ai ka qenë i treti në baterinë e parë. Dhe në renditjen e përgjithshme mes 31 pjesëmarrësve ka zënë vendin e 30-të. Që do të thotë se paraqitja e Shqipërisë në Evropianin e notit ka mbetur në kufijtë e modestisë dhe aspak të një përfaqësimi dinjitoz.