Gjergj Vyshka 09.08.2015 12:25
Medalje e artë dhe rekord në 800 metra stil i lirë nga Ledeki, si dhe medalje e artë dhe rekord botëror nga Amerika në stafetën e përzier. Dita e parafundit e Kampionatit Botëror të Notit në Kazan të Rusisë, që mbyllet sot, ka qenë plot me rekorde. Ka nisur gjithçka me amerikanen Ledeki, e cila ka marrë medalje të artë në 800 metra stil i lirë duke thyer njëkohësisht dhe rekordin botëror.
Koha e saj e re është 8’07”39. Ndërkohë në këtë garë në vendin e dytë është renditur notarja nga Zelanda e Re, Lorin Bojli me kohën 8’17”65, që është njëkohësisht rekord për zonën e Oqeanisë. Dhe në vendin e tretë ka ardhur britanikja Xhez Karlin me kohën 8’18”15. Ndërkohë një tjetër rekord i ri botëror ka ardhur në stafetën 4×100 metra e stilit të përzier.
Dhe kjo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rekordi i ri botëror është 3’23”05. Në të njëjtën kohë amerikanët kanë fituar dhe medaljen e artë. Në vendin e dytë është Holanda me kohën 3’23”10, kurse në vendin e tretë ka ardhur Kanadaj 3’23”59. Në vendin e pestë ka ardhur Italia, e cila e përbërë nga Orsi, Manjini, Pelegrini dhe Ferrajoli, ka dhënë kohën 3’25”26.
Dy rekorde bote, kurse dita e parafundit të Botërorit të Kazanit ka qenë plot me rezultate surprizë.