Gjergj Vyshka 09.08.2015 18:25
E teksa Kampionati Botërori i Notit është drejt përfundimit në Kazan, Majkëll Felps, rekordmeni dhe fituesi i medaljeve të arta në një shumicë veprimtarish ndërkombëtare të sporteve të ujit, dje ka shtangur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pikërisht në San Antonio, Felps ka dhënë kohën më të mirë sezonale në 200 metra flutur, teksa ka fiksuar kohën 1’52”94. Ajo që duhet bërë e ditur është fakti se Felps është përjashtuar nga skuadra amerikane pjesëmarrëse në Botërorin e Kazanit.
Kjo, sepse qe arrestuar nga policia për shkak të udhëtimit me makinë në gjendje të dehur. Dhe kjo ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. Është e sigurt se me kohën e arritur tani Felps do të ishte një medalje e artë në Botërorin e Kazanit.