Not / Bezhani: Një kampionat cilësor / Taçi: Falënderoj FSHN-në!

Share Button

Not-Bezhani-Haxhija-Ciraku-2015

Gjergj Vyshka 06.04.2015 09:45

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të notit dimëror. Sidomos në garat e djeshme, të cilat kanë përfunduar rreth mesditës. Ai për gazetën “Telegraf”, edhe duke e vlerësuar notin si një sport parësor në vend, do të deklaronte: “Federata Shqiptare e Notit tashmë është pjesëmarrëse e jetës së sportit shqiptar jo vetëm me aktivitetet e saj kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare, ndërsa është përfaqësuese e shpeshtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike”.

“Në përgjithësi një kampionat cilësor dhe me shumë rivalitet që më bind se do të kemi të tilla arritje dhe në arenën ndërkombëtare, aq më shumë që do të jenë pjesëmarrës dhe në Lojërat Olimpike Evropiane, të cilat zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit, – ka vijuar kreu i lëvizjes olimpike shqiptare. – Për mua është pozitive shfrytëzimi i ambienteve të shkollave, ndërsa kjo shkollë jopublike “Nobel” është vërtetë për t’u admiruar, sepse u krijon nxënësve të saj që të merren me sport.”

Por kampionatin kombëtar të notit, përveç shpërndarjeve të medaljeve, e ka përshëndetur dhe presidenti i shkollës “Nobel”, Mustafa Taçi. Taçi, së pari, ka krijuar dhe mundësinë e një bashkëbisedimi mes presidentit të notit shqiptar, Agim Çiraku, dhe atij të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. E më pas ka vlerësuar edhe faktin e zhvillimit të kampionatit në Shkollën “Nobel”, duke thënë: “Falënderoj Federatën Shqiptare të Notit për zhvillimin e këtij kampionati në këtë pishinë”.

“Kjo pishinë i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar një kampionat cilësor, – ka vijuar ai. – Kjo pishinë është e mirëpritur për të gjithë shqiptarët, që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetet e notit, po gjithashtu dhe të trajnohen.” E në fakt Taçi i vjetër është gëzuar më shumë, edhe sepse “Tirana Swimming”, e cila stërvitet aty, është shpallur “kampione” tre herë. Pa harruar këtu që edhe notarët e saj janë më të mirët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh