Not / Asambleja Zgjedhore, nga 15 delegatë, votojnë 11, vlejnë 10

Share Button

not-asambleja-2016-salla-kutia-votimi

Gjergj Vyshka 05.11.2016 18:00

Disa herë ka ndërhyrë dhe kandidati për presidenti Aleksandër Peçi, ndërsa i ka tërhequr vëmendjen Danajt dhe të besuarve të tij se kanë një orë e gjysmë që vetëm ata flasin dhe nuk thonë asgjë.

Madje grupi i Sadrit Danaj e ka akuzuar ish-presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, se ka futur kushëririn e tij në garë. Ndërkohë, Asambleje i ka mbyllur derën e asamblesë zgjedhore trajnerit të Butrintit, Myrteza Didatit.

E jo vetëm kaq, por përfaqësuesi i Butrintit, i mandatuar nga klubi, nuk është lejuar të votojë. Bëhet fjalë për Florenc Llanajn, që ka qenë në grupin e të ftuarve. E kësisoj noti shqiptar në asamblenë e tij ka bërë dhe gabime, sepse ka qenë tërësisht një mbledhje që e gatuan tensionin historikisht.

Sa herë që ka zgjedhje. 15 delegatë kanë qenë me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të Notit, 11 prej të cilëve kanë votuar. Dhe aty një fletë dilte gjithnjë e pavlefshme si për presidentin, ashtu dhe për anëtarët e kryesisë.

E duke parë një indiferencë totale, atje ku askush nuk mori mundimin të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve, por kryerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë Danaj dhe firmëtarët e kërkesës kanë ikur.

Në këto kushte nga 15 delegatë, 11 kanë qenë në sallë dhe për rrjedhojë Asambleja Zgjedhore ka përfunduar me fitoren e Agim Çirakut president dhe daljen e kryesisë së re së Federatës…

Tashmë i mbetet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të thotë fjalën e vet nëse ishin të ligjshme, apo jo.

 

Rezultatat e votimeve të kandidatëve për president:

 

Agim Çiraku              10 vota

Aleksandër Peçi         0 vota

 

Rezultatat e votimeve të kandidatëve për kryesi:

 

Ulpiana Shpata        10 vota

Enklid Gjini                 9 vota

Kejda Ushtelenca      9 vota

Ilir Ngresi                     8 vota

Robert Sedaraj           8 vota

Albert Bozhanaj         7 vota

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh