Gjergj Vyshka 03.04.2015 15:25
Në analizën vjetore u theksua se edhe fondet e caktuara, 2 milion lekë të rinj, janëtë pakta dhe të pamjaftueshme për Federatën Shqiptare të Notit. “Sport i notit tani nuk është më një sport sezonal, por një sport që zhvillohet gjatë gjithë vitit, sepse tani ka pishina dimërore”, – ka tërhequr vëmendjen trajneri i merituar i Shoqatës “Jon-Vlorë”, Bashkim Aliraj.
“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi tabelë elektronike dhe akoma koha e notarëve në gara matet me kronometër dhe ka raste që një notar nga vendi i parë zbret në vendin e dytë ose në të tretin dhe të katërtin, – ka vijuar ai. – Por po të ketë tabelë elektronike këto gabime nuk mund të ndodhin. Një tabele elektronike kushton 20-25 milion lekë të vjetra).”
“Pra për këto nuk gjenden lekë, ndërsa për një reklamë që bën Ministria e Mirëqenies Sociale gjenden rreth 60 milion lekë të vjetra. Pra bëjmë gjithë këto shpenzime dhe për gjërat e domosdoshme në sport ngurohet, ose nënvlerësohet”, – ka përfunduar trajneri i njohur i notit shqiptar.