Gjergj Vyshka 25.12.2016 12:30
Numërohen plot 23 rekorde të përmirësuar në këtë Kupë të 85-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Notit, që ishte në pishina të mbyllura. Jo vetëm për fëmijë, por dhe për të rritur. Kështu, Endi Kola do ta niste me rekord për fëmijë në 200 metra flutur, teksa do të fiksonte kohën e re 3’07”44. Mandej, po për fëmijë, do të vinte rekordi i Gresi Koxhakut në 100 metra shpinë, me kohën 3’40”47. Po kështu, Devi Bardhi, në 50 metra katërnotim do të fiksonte rekordin e ri për fëmijë në kohën 35”51.
Vijon me dy rekorde për fëmijë me Vivian Xhemollarin në 400 metra stil i lirë, me kohën 5’35”00, si dhe në 100 metra katërnotim, me kohën 1’24”56. Gloria Ndoja, në 50 metra katërnotim, do të fiksonte kohën e re 57”51. Në stafetën 4×100 metra stil i lirë, “Nobis” do të kishte kohën e re 3’51”95. Në 200 metra flutur, rekordi do të vinte nga Hubert Çurçia, me kohën e re 2’41”99. Shpërthen Bianti Danaj i Flamurtarit në 100 metra katërnotim, me kohën 1’07”60, si dhe në 200 metra stil i lirë, me kohën e re 2’02”52.
Vijon me rekordet në Kupën e 85-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Notit, Ema Kola, e cila, në 200 metra shpinë për kategorinë e fëmijëve, do të kishte kohën e re 3’20”53. Ared Ruci, në 100 metra shpinë, do të fiksonte kohën 1’06”26, kurse në 200 metra bretkosë, Endi Kola i Stelës do të jepte kohën e re 3’19”35. Sërish Bianti Danaj, në 50 metra flutur, me kohën e re rekord 29”26, si dhe Gresi Koxhaku, në 200 metra stil i lirë, me 2’32”56.
Jo vetëm kaq, por në 50 metra flutur, Hubert Çurçia i “Stelës” do të jepte kohën 32”01, sikurse do të vijonte Bianti Danaj, në 100 metra stil i lirë, me rekordin 57”12. Dy rekorde të tjera do të vinin nga Endi Kola, në 100 metra bretkosë, me kohën 1’31”94, si dhe Grejsi Koxhaku, në 50 metra shpinë, me kohën 35”82. Përsëri Endi Kola, në 200 metra katërnotim, me kohën 2’52”16, si dhe Hubert Çurçia, me një tjetër rekord në kohën 2’37”38.
Pra 23 rekorde, katër prej të cilave të Bianti Danajt, kurse Kupa e 85-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Notit është dominuar totalisht nga Stela.
Kupa e 85-vjetorit të Notit Shqiptar
Rezultatet teknike të ditës së dytë:
Femra – Kategoria A
50 m stil i lirë Melisa Zhdrella (Prishtina) 29”53
200 m stil i lirë Arba Topalli (Stela) 2’28”68
4×50 m stil i lirë Stela 2’10”41
100 m stil i lirë Arba Topalli (Stela) 1’10”07
100 m bretkosë Melisa Zhdrella (Prishtina) 1’17”81
50 m shpinë Ana Liko (Nobis) 38”71
4×50 m katërnotim Stela 2’29”71
Sportistja më e mirë: Melisa Zhdrella (Prishtina) 1028 pikë FINA
Femra – Kategoria B
100 m flutur Vivian Xhemollari (Stela) 1’24”36
50 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 29”63
100 m shpinë Alesia Neziri (Tirana) 1’13”34
200 m bretkosë Gloria Ndoja (Stela) 3’07”26
200 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 2’25”61
4×50 m stil i lirë Stela 2’31”51
50 m delfin Ledia Allaraj (Partizani) 31”78
100 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 1’04”00
100 m bretkosë Gloria Ndoja (Stela) 1’22”07
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 33”26
200 m katërnotim Sonja Kapedani (Stela) 2’34”60
4×50 m katërnotim Stela 2’39”65
Sportisja më e mirë: Alesia Neziri (Tirana) 999 pikë FINA
Si ekip: Stela 468 pikë
Meshkuj – Kategoria A
100 m flutur Andi Mara (Nobis) 1’04”27
50 m stil i lirë Deni Baholli (Stela) 25”04
100 m shpinë Thoma Duni (Flamurtari) 1’05”22
200 m bretkosë Deni Baholli (Stela) 2’26”13
200 m stil i lirë Binald Mahmuti (Tirana) 2’01”78
4×50 m stil i lirë Nobis 1’03”53
100 m stil i lirë Deni Baholli (Stela) 54”18
100 m bretkosë Deni Baholli (Stela) 1’06”28
50 m shpinë Ergi Veli (Stela) 29”52
200 m katërnotim Ergi Veli (Stela) 2’16”06
4×50 m katërnotim Nobis 1’55”66
Sportisti më i mirë: Deni Baholli (Stela) 1100 pikë FINA
Meshkuj – Kategoria B
100 m flutur Hubert Çurçia (Stela) 1’10”88
50 m stil i lirë Bianti Danaj (Flamurtari) 26”22
100 m shpinë Ared Ruçi (Stela) 1’06”26
200 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 3’00”24
200 m stil i lirë Bianti Danaj (Flamurtari) 2’02”52
4×50 m stil i lirë Nobis 1’58”63
50 m delfin Bianti Danaj (Flamurtari) 29”28
100 m stil i lirë Bianti Danaj (Flamurtari) 57”22
100 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 1’22”06
50 m shpinë Ared Ruci (Stela) 31”46
200 m katërnotim Ared Ruci (Stela) 2’31”18
4×50 m katërnotim Stela 2’13”26
Sportisti më i mirë: Bianti Danaj (Flamurtari) 1134 pikë FINA
Si ekip: Stela 529 pikë