AlbanianSport.com 04.01.2015 14:35
ASNN – “Ende vetëm një fëmijë, Zheku është kampionë absolute në 100 metra shpinë”, – shprehet gazeta më e madhe në Boston, që vlerëson korçaren e notit. Vlerësimi kaq i madh që i është bërë kësaj notareje shqiptare është konkretizuar edhe në anketën 10 sportistët më të mirë që organizohet çdo vit në Boston.
Dhe për gjithë vitin 2014-të, notarja korçare Filipa Zheku, është shpallur fituese në 10 sportistët më të mirë. Një krenari e madhe për Shqipërinë, aq më tepër që nuk është rastësi apo diçka e zakontë që të shpallesh në 10 sportistët më të mirë në një shtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 10 sportistët më të mirë ka pasur dy futbollistë të këtij shteti, Josep Tejlër dhe Majkëll Grasej. Në golf është shpallur Xho Santulo, ndërkohë që në volejboll Viktoria Hain dhe kështu me radhë 10 sportistët më të mirë në Boston. Në not, Zheku ka qenë e vetmja që ka hyrë në 10 sportistët më të mirë në Boston.