AlbanianSport.com 14/04/2021 14:55
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka luajtur të ka njohur të martën në mbrëmje ndeshjet e kthimit të dy prej çifteve të saj çerekfinaliste, duke përcaktuar edhe dy gjysmëfinalistet e para të këtij sezoni. Liga e Kampioneve ka njohur të martën në mbrëmje dy gjysmëfinalistet e para dhe ato janë Paris SG-ja dhe Çellsi. Të dyja skuadrat janë mundur minimalisht në ndeshjet e kthimit në shtëpi, por janë kualifikuar falë fitoreve të arritura në ndeshjet e para.
Skuadra franceze ka dhuruar një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Bajernit të Mynihut, me gjermanët që fituan me një gol në pjesën e parë nga Shupo-Moting, por me të dyja skuadrat që krijuan një numër të mëdha rastesh për shënim. Ndeshja ka qenë një spektakël i vërtetë, por Paris SG ia doli të kualifikohet kështu për në gjysmëfinale falë numrit më të madh të golave të shënuar në fushë të huaj.
“Duke patur parasysh ndeshjen e parë, me gjithë ato raste që patëm dhe ato që u dhuruam atyre, pa atë golin e tretë të pësuar ne do të kualifikoheshim, – ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Bajernit, Hansi Flik, duke vijuar: “Ju e keni parë se sa të rrezikshëm janë ata në sulm. Normalisht skuadra ime ka shumë cilësi në sulm, por këtë herë nuk e dhamë dot atë grushtin final.”
“Duhet ta komplimentoj skuadrën time, edhe pse PSG u kualifikua, – shtoi ai. – Si humbës normalisht edhe i përgëzoj ata për kalimin në gjysmëfinale.” Ndërkaq, homologu i tij, trajneri i Paris SG-së, Mauricio nuk e fshehu kënaqësinë pas triumfit në një duel të vështirë. “Ndryshe nga ndeshja e parë korrigjuam shumë gjëra në mbrojtje kundrejt ndeshjes së parë, – ka thënë ai.
“Mendoj se në këtë aspekt bëmë shumë përparime, por nga ana tjetër gabuam disa lëvizje në sulm, – ka vijuar trajneri i Paris SG-së. – Duke parë rastet, një gol duhej ta kishim shënuar, pasi rrezikuam deri në fund. Eliminuam një skuadër fantastike dhe kjo do të thotë se kemi cilësi për ta synuar trofeun”. Ndërkaq, edhe londinezët janë mundur në fushën e vet përballë Portos, që gjeti një gol të bukur në minutat shtesë.
Por që ishte shumë pak dhe shumë vonë për të përmbysur atë fitore 2-0 që Çellsi pati arritur në Portugali para një jave në ndeshjen e parë. Megjithatë, pas takimit ka patur edhe polemika, teksa trajneri i portugezëve, Serzhio Konseisao, pretendoi se është fyer nga homologu i tij, trajner gjerman i anglezëve, Tomas Tuhel.