AlbanianSport.com 30/10/2018 11:35
ASNN – Mediat greke kanë reaguar ashpër sot pasi mësuan mbi parullën e tifozëve të Partizanit të shpalosur në ndeshjen Partizani-Skënderbeu (2-0) në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Në parrullën e tifozëve të kuq shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”.
Natyrisht, në ndeshjet e futbollit parrulla me përmbajtje të tillë nuk duhet të kenë vend, sepse sporti nuk mund të ndikohet nga politika dhe nga ngjarjet që ndodhin jashtë fushave të gjelbëra, por si duket, nga tensioni i ngritur midis dy vendeve pas vrasjes së një ekstremisti të armatosur grek në Bularat të Gjirokastrës nga forcat policore RENEA, nuk kanë mbetur pas provokimet dhe dhuna e grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Sot mediat greke kishin shprehur tërë mllefin e tyre antishqiptar në rreshtat e tyre dhe thuajse të gjitha mediat helene kishin pasqyruar përmbajtjen e banderolës, në mënyrë paksa të shtrembëruar, por që vetëm sa i kanë fryrë zjarrit të ndasisë.