AlbanianSport.com 29.02.2016 10:40
ASNN – Kjo është thirrja që ka lëshuar Federata Evropiane e Volejbollit, ndërsa në të është përfshirë dhe Shqipëria, teksa sot janë parashikuar të luhen 41 ndeshje. Por tre më të rëndësishmet janë ato që do të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, të cilat janë pjesë e kampionatit të të rriturve dhe të rriturave.
Bëhet fjalë për takimin Tirana-Teuta për femra, që nis në ora 16:00, takimin Farka Volej-Teuta, që nis në ora 17:30 dhe Tirana-Vllaznia, që nis në ora 19:00, të dyja këto të fundit për meshkuj. Për këtë arsye është shtruar dhe tarafleksi, ndërsa të tria ndeshjet do të trasmetohen drejtpërdrejt edhe në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Në këtë ditë të kushtuar volejbollit janë të përfshirë dhe Belgjika, Bosnjë-Hercegovina, Filanda, Gjermania, Hungaria, Malta, Polonia, Rusia dhe Skocia. Të përfshirë në këtë veprimtari masive do të jenë 48 mijë njerëz. Ndaj e ka marrë seriozisht dhe Shqipëria me nismën personale të presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.