AlbanianSport.com 01.11.2016 07:55
ASNN – Dje ka nisur edhe Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra dhe, në prologun e nivelit në të lartë të tij, të njohur si Grupi A1, befasoi disi Skënderbeu, që në Korçë mposhti 3-0 Teutën, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të këtij qyteti.
Korçaret i kanë përballuar më mirë temperaturat e ulta në Korçë, ndërsa e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin për t’u kthyer ndoshta në pretendente për këtë sezon, ndonëse është ende herët për të folur për një gjë të tillë. Ndërkaq, kampionia në fuqi, Barleti Volej, mposhti Elbasanin 3-0 me sete.
Me të njëjtën monedhë përgjigjet edhe Tirana, skuadra tjetër pretendente për titull, që mundi në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet me shifrat 3-0 Flamurtarin. Nuk zhgënjen edhe Partizani, që në kryeqytet triumfoi me lehtësi 3-0 ndaj Vllaznisë (25-19, 25- 14, 25-18).
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e parë
(31 tetor 2015)
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Partizani – Vllaznia 3-0
Skënderbeu – Teuta 3-0
Tirana – Flamurtari 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 1 1 0 3-0 3
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Skënderbeu 1 1 0 3-0 3
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0
- Teuta 1 0 1 0-3 0
- Vllaznia 1 0 1 0-3 0