AlbanianSport.com 04.05.2015 07:30
ASNN – Dje kanë nisur zyrtarisht punimet e stadiumit “Loro Boriçi”në Shkodër, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezencë të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ministres së Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla, ka deklaruar se më 8 tetor ky impiant do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.
Ai do të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, ndërsa do të shpenzohen 12 milion euro për këtë impiant, që vjen pas atij të Elbasanit. Stadiumi i rikonstruktuar i Shkodrës, ndryshe nga ai i Elbasanit, do të ketë dhe muzeun e skuadrës së Vllaznisë, e cila ka 9 tituj “kampion” të Shqipërisë.
Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës, mësohet se do të ketë dhe mjedise stërvitjeje edhe për sportet e tjera. Sipas projektit, pritet që të shtohen 5,112 vende të reja për tifozët, nga të cilat, 2,500 pas portave. Me këto shtesa, kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë tifozë dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove.