AlbanianSport.com 26.09.2014 11:15
ASNN – Ka nisur nga Fushë-Kruja Kampionati i Minifutbollit midis personave me liri të kufizuar. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se veprimtaritë sportive kanë rezultuar një terapi efektive, ndaj dhe po marrin vëmendjen e duhur.
Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale u kanë dhënë një rëndësi mjaft të veçantë organizimit të veprimtarive të ndryshme me tematikë social-kulturore, edukuese e sportive.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka filluar në burgun e Fushë-Krujës kampionatin e minifutbollit. Sipas Zotos, kjo veprimtari nuk do jetë as e para e as e fundit.
Drejtori Zoto ka shtuar se veprimtaritë sportive midis personave me liri të kufizuar të institucioneve të ndryshme, kanë rezultuar mjaft pozitiv dhe janë konsideruar si një terapi konstruktive për këtë kategori.