AlbanianSport.com 11.03.2017 13:35
ASNN – Puka është duke ndryshuar dita-ditës, ndërsa tanimë ka nisur dhe ndërtimi i Pallatit të ri të Sportit. Kapaciteti i tij do të jetë 500 vende të ulura me të gjithë impiantin e ngrohjes dhe ftohje, parketin cilësor, që do të jetë një nxitje për të rinjtë e këtij qyteti për t’u marrë me sport.
Mundja e traditës, volejbolli dhe basketbolli, kikboksi, pingpongu, shahu e bilardo shumë shpejt do t’ia ndryshojnë pamjen Pukës, ndërsa kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka premtuar dhe ndërtimin e aneksit stërvitor në mënyrë që futbolli të stërvitet jo më në Tiranë, por në Pukë.
“Një mirënjohje për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë kontribut, sepse unë ia kisha premtuar qytetarëve të mi ndërtimin e këtij Pallati Sporti, – thotë kryebashkiaku. – Puka është qytet i vogël, por dashamirës me sportin. Dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shkëputur të rinjtë nga alkooli dhe droga.”
Kësisoj, Puka do të jetë së shpejti me pallat sporti.