AlbanianSport.com 17/10/2021 10:10
ASNN – Ka nis zyrtarisht Maratona e Tiranës pas një viti pushim për shkak të epidemisë së “Covid-19”, me të cilën u përball e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur.
“Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva”, – tha ai. Kreu i Bashkisë tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run with refugees”, për të treguar që kryeqyteti shqiptare një vend i hapur, një qytet i hapur.
Në fund Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që respektuan zhvillimin e këti aktiviteti duke lënë makinat në shtëpi. Në krahun tjetër, zhvillimi i Maratonës ka sjellë një bllokim të konsiderueshëm të lëvizjeve në trafikun e kryeqytetit, duke shkaktuar jo pak probleme për qytetarët dhe bizneset.