Gjergj Vyshka 28.01.2015 10:35
Kategoria e Tretë ka nisur dje javën e nëntë të kampionatit, teksa në grupin B, Shkëndija e Durrësit ka mundur lehtësisht Pajovën me rezultatin e thellë 3-0.
Kaq ka mjaftuar që djemtë e Mjeshtërisë Sportive Durrës të ngjiten momentalisht në vendin e tretë duke qenë vetëm dy pikë larg kreut.
Kreu mbahet nga Internacionali, teksa skuadra e Pezë-Helmësit dje ka bërë ndeshje miqësore me të rinjtë e Shkëndijës.
Ndeshjet e tjera të javës së 9-të të Kategorisë së Tretë do të vazhdojnë deri në fund të javës.
Ndërsa Jehona e Kozarës, për shkak të tërheqjes së Gramshit B nga kampionati, e ka marrë fitoren në “tavolinë”.
Kategoria e Tretë
Grupi B
Java e 9-të
(27 janar 2015)
Të martën:
Shkëndija Durrës – Pajova 3-0
Jehona Kozarë – Gramshi B 3-0 (në tavolinë)
Të mërkurën:
Golemi – Jang Bojs
Adriatiku 2012 – Fushë-Mbreti
Internacional – Sopoti B
Valbona – Rubiku
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Internacional 8 6 1 1 18-5 19
- Rubiku 8 6 0 2 20-11 18
- Shkëndija Durrës 9 5 2 2 14-5 17
- Valbona 8 5 1 2 18-14 16
- Golemi 8 4 0 4 12-10 12
- Jehona Kozare 9 3 3 3 11-11 12
- Fushë-Mbret 8 3 2 3 11-11 11
- Adriatiku 2012 7 3 0 4 18-17 9
- Pajova 7 2 1 4 10-15 7
- Jang Bojs 7 2 1 4 7-8 7
- Sopoti B 6 2 0 4 8-15 6
- Gramshi B 9 0 1 8 3-28 1