Gjergj Vyshka 21.01.2015 12:15
Kamza Basket e Adem Muhametajt, duke fituar dje në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ka treguar se është vërtetë një kandidate potenciale për t’u rikthyer tek titulli “kampion”. Nuk është druajtur skuadra e Muhametajt edhe pse shkodranët kanë qenë me dy amerikan në fushën e lojës, si Hog, apo dhe Buker. E jo vetëm kaq, por dhe malazezi Gavraniç.
Kamza Basket e mbështetur fort tek Karaj, apo dhe Daliu e të tjerët kanë bërë që pjesa e parë të fitohej nga miqtë 15-22. Shkodranët janë munduar ta kthejnë ndeshjen në favorin e tyre, por në pushim Kamza Basket ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsi 44-39, pavarësisht se Vllaznia e ka fituar këtë pjesë 24-22. Dhe ajo që ka bërë diferencën në fitoren e Kamza Basket ka qenë pjesa e tretë.
Miqtë e kanë fituar atë 22-11 dhe e kanë thelluar epërsinë në 66-50. Vllaznia, fiton pjesën e katërt 25-16. Por në fund është Kamza Basket, e cila i është gëzuar kësaj fitoreje në fushë të huaj. 75-82 për Kamza Basket, e cila forcon pozicionin në vendin e tretë, ndërsa gjithnjë e më shumë duket se po siglohen çiftet e “play-off”-it finale, Tirana-Partizani dhe Vllaznia-Kamza Basket.
Vllaznia – Kamza Basket 75-82
(15-22, 24-22, 11-22, 25-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 18-të
(20-21 mars 2015)
Të premten:
Vllaznia – Kamza Basket 75-82
Të shtunën:
Apolonia – Tirana (ora 16:00)
Flamurtari – Partizani (ora 19:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 16 1 1462-1084 33
- Vllaznia 18 14 4 1482-1220 32
- Kamza Basket 18 11 7 1378-1124 29
- Partizani 17 8 9 1103-1217 25
- Flamurtari 17 3 14 1160-1333 20
6. Apolonia 17 0 17 1027-1530 17