AlbanianSport.com 15/03/2019 10:40
ASNN – Atleti polak fiton në ngjitjen vertikale në Kullën “Eifel” për 2019-ën. Piotr Lobodzinski i Polonisë fiton titullin kampion bote në ngjitjen vertikale në Kullën “Eifel”. Kjo është hera e 5-të radhazi që atleti polak e fiton këtë titull.
Ai ka ngjitur 1200 shkallët e përcaktuara më shpejt nga gjithë të tjerët. I dyti u rendit Jakob Majer dhe i 3-ti Kristian Ridl. Të pranishme ishin edhe “Miss Franca 2019”, Vaimalama Shaves, dhe Rashel Legrain-Trapani, “Miss Franca 2007”.
Të dyja ishin pjesë e garës. Në këtë garë kishte konkurrentë edhe me aftësi të kufizuara. Piotr Lobodzinski, fituesi i garës së ngjitjes vertikale të Kullës “Eifel” për 2019-ën, u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit.
“E fillova me 8 minuta vonesë ngjitjen, por kur u shpalla “kampion” u ndjeva tepër i lumtur, – ka pohuar polaku. – Tashmë, për herë të 5-tën herë radhazi ka një domethënie të veçantë për mua. Është një gjë e jashtëzakonshme”.