AlbanianSport.com 12.06.2016 13:15
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin kontinental, por edhe organizon Kampionatin Evropian të Futbollit, UEFA, ka shpallur sot edhe emrin e gjyqtarit që do të drejtojë në ndeshjen e dytë të Shqipërisë në “Euro 2016” kundër Francës në stadiumin “Velodrome” dhe ai është skocezi Uilliam Kolëm.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Kombëtaren kuqezi, pasi i njëjti ka qenë gjyqtar kryesor edhe në sfidën e 4 shtatorit të vitit 2015 mes Danimarkës dhe Shqipërisë në Kopenhagen, një ndeshje kjo që vulosi praktikisht kualifikimin e kuqezinjve në Evropian me atë 0-0.
Po ashtu, skocezi 37-vjeçar drejtuar edhe ndeshjen e luajtur në vitin 2013 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Norvegjisë e mbyllur në barazim 1-1. Uilliam Kolëm do të të ketë si ndihmës të tij, irlandezin Damien MekGreith dhe skocezin Frensis Konor. Në linjën e portës do të qëndrojnë gjithashtu dy skocezë dhe ata janë Bobi Meden dhe Xhon Biton, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Majkëll Oliver.