AlbanianSport.com 14.01.2015 15:50
ASNN – Armando Gega, mesfushori që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Bylisin e Kategorisë së Parë, brenda dy ditësh ka ndërruar dy skuadra.
Nga e diela në mbrëmje dhe të hënën, teksa ka qenë edhe në stërvitje, ai ka qenë pjesë e Albpetrolit në Kategorinë e Dytë.
Kurse dje pasdite ka rënë dakord me Tomorin, ndërsa beratasit e cilësojnë afrimin e parë të tyre në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Beratasit edhe për objektivat që e kanë e cilësojnë një afrim cilësor ardhjen e Gegës tek Tomori.