Neni 6.3 i basketbollit, absurdi i një rregulli që nuk duhet të ekzistojë

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Vllaznia-Kamza-Basket-2015-letra

Nga Gjergj Vyshka 05.01.2016 07:50

Neni 6.3 i Rregullores së Aktivitetit Kombëtar të Basketbollit: “Regjistrimi i lojtarëve në nivelin e të rriturve dhe të rinjve, bëhet në datat 15 gusht-15 shtator dhe 1-31 janar. Mund të bëhen regjistrime jashtë këtyre datave, nga data 15 shtator, deri në datën 31 dhjetor, kundrejt një pagese regjistrimi dhjetëfish. Pas datës 31 janar, nuk do të pranohet asnjë regjistrim për nivelin e të rinjve. Për nivelin e të rriturve, regjistrimet lejohen edhe gjatë periudhës 1 shkurt-31 mars kundrejt një pagese 1,000 Euro (krahas detyrimeve financiare që lidhen me transferimin).

Ky është neni që duket se po i bën çorap skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin shqiptar, sepse që të dalësh “kampion” mjafton të marrësh dy të huaj brenda asaj periudhe që është jashtë merkatos dhe trofeun e ke të sigurt. Në fakt Federata Shqiptare e Basketbollit kur e ka vendosur këtë nen për një lëvizje të lojtarëve jashtë afateve të caktuara nga Federata Botërore e Basketbollit, e cila sipas të gjitha gjasave i ka vendosur kufijtë tashmë (1-31 janar në dimër dhe 15 gusht-15 shtator në verë) është konsultuar dhe i është afruar në një farë mënyre vendet fqinje.

E bën Italia, por ama lëvizjet janë të kontrolluara dhe skuadrat janë të të njëjtit nivel deri në hapin e fundit të finales për titull. Çfarë ndodh tek ne? Mund të punosh gjatë gjithë vitit me të njëjtët lojtar dhe vetvetiu atëherë kur ti mendon se tashmë je në kushte të barabarta me kundërshtarin vijnë një apo dy të huaj dhe gjithçka merr fund. Mjaftojnë 1,000 euro kundrejt pagesës që kërkon Federata Shqiptare e Basketbollit për lëvizjen e lojtarëve 1 shkurt-31 mars dhe ke të garantuar jo vetëm Kupën e Shqipërisë, por dhe titullin kampion dhe Superkupën.

Dhe kjo nuk është më garë e mirëfilltë, apo në kushte të barabarta. Me dashje, apo pa dashje, Federata Shqiptare e Basketbollit me këtë nen për lëvizjen e lojtarëve jashtë afateve të vendosura në rregulloren e merkatos ndihmon ato skuadra që edhe financiarisht janë mirë. Sepse dihet tashmë që skuadrat e basketbollit shqiptar, që mbështeten nga Bashkitë, financat nuk i kanë aq të forta sa për të paguar 1000 euro për marrjen e një lojtari nga 1 shkurti deri më 31 mars kohë në të cilën vjen dhe “play-off” për titull.

Sepse absurditeti i këtij neni në interpretim nga drejtuesit është i atillë që marrin jo vetëm basketbollistë, por dhe trajnerë, siç ishte rasti i Vllaznisë që “kampion” doli me trajnerin malazez e jo me atë që kishte gjatë gjithë vitit siç ishte rasti i Bledar Gjeçajt, trajnerit aktual të Shkodrës. Mund të kishte hapësira për lojtarë të kombëtares, të cilët në pamundësi për të gjetur ekip kanë mbetur pa skuadër dhe duhet të luajnë. Për të mirën e garës dhe për një basketboll atje ku të dalë fitues më i mirë duhet që të paktën pjesa e nenit 6.3 për lëvizjen e lojtarëve në periudhë 1 shkurt-31 mars kundrejt pagesës prej 1000 eurosh, apo dhe nga 15 shtatori-31 dhjetor të mos jetë.

Sepse skuadrat duhet ta nisin dhe ta mbarojnë garën ashtu siç janë në ditën e parë të kampionatit me ndryshime që mund të vijnë në merkaton e dimrit, gjithnjë gjatë asaj periudhe që është zyrtare. Në mungesë të Asamblesë për të bërë rregullimet e nevojshme, ato që mund të digjen nga ky nen, i cili do të jetë në fuqi edhe për këtë sezon, mund t’i drejtohen edhe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Gjithnjë nëse duan që gara të jetë e fortë dhe në kushte të barabarta dhe “kampioni” të mos dalë me dy të huaj që vijnë në momentet e fundit.

Sepse ndodh që të jenë të federuar brenda afateve dhe kur papritur e papandehur shfaqen në parket në “play-off”-in për titull. Që kështu zhvlerësojnë edhe djersën e atyre lojtarëve që kanë luajtur gjatë gjithë vitit për atë skuadër që do të ngrejë trofeun. Ndaj dhe mbetet absurd si pjesë e nenit 6.3, sepse nuk duhet të ekzistojë kjo për të mirën e basketbollit shqiptar dhe të kushteve të barabarta që duhet të ekzistojnë në garë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh