Nën-21-vjeçarët / Trajneri grek, Nikopolidis: Tentuam, por nuk patëm fat

Share Button

Shpresat-Greqi-0-0-triel-2016

AlbanianSport.com 25.03.2016 14:35

Kombëtarja shqiptare e Shpresave e ka mbyllur në barazim pa gola përballjen me Greqinë, e cila është luajtur mbrëmë në Stadiumin “Elbasan Arena”, teksa ka qenë e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit 2017 të Nën-21-vjeçarëve. Me këtë rezultat Shqipëri e Nën-21-vjeçarëve u ngjit në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë, ndërsa vendi i parë i renditjes së grupit mbahet nga Portugalia me 18 pikë.

“Në këtë ndeshje erdhëm për të fituar, – ka deklaruar trajneri i Nën-21-vjeçarëve të Greqisë. – Krijuam raste për ta fituar, por nuk mundëm të kishim fatin e golit. Ishim më të mirët, por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim. Shqipëria ka një ekip të mirë dhe më pëlqen, por s’mund të flas për lojtarë në veçanti. Nuk kemi asnjë problem me fëmijët shqiptarë që luajnë në Greqi.”

“Përkundrazi ata janë shumë të mirë dhe ne i përkrahim, – ka vijuar ish-portieri i helenëve, “kampion” i Evropës më 2004-ën. – Ne gjithashtu kemi ekip shumë të mirë. Nuk kam yje në ekip, por një skuadër që luan në grup. Siç e kemi parë, në grupin tonë eliminator të gjitha skuadrat janë të rrezikshme dhe të forta që mund të marrin vendin e dytë.”

Në fakt, ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Heshtja u mbajt edhe në nderim të legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Krojf, i cili u nda nga jeta dje në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Ndërkohë himni shqiptar ka nisur me vonesë, kurse ai grek është vërshëllyer nga tifozët kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh