Gjergj Vyshka 17.01.2015 08:35
Kombëtarja Shpresa e Shqipërisë, e cila stërvitet nga trajneri Skënder Gega, që nga e diela, të paktën edhe sipas www.fshf.org, do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Turqi. Kjo fazë stërvitore do të jetë e gërshetuar dhe me ndeshje miqësore, të cilat do të nisin më datë 20 janar ndaj Iranit. Më pas më 22 janar ndaj U-21 të Ukrainës dhe më 25 janar ndaj U-22 të Kinës.
Në këtë fazë stërvitore, edhe për shkak se nuk janë data të lira nga FIFA dhe klubet nuk i lejojnë lojtarët, do të mungojnë Armir Rrahmani (Partizani), Jurgen Vatnikaj (Partizani), Erion Hoxhallari (Teuta), Klaudio Hyseni (Teuta), Ardit Krymi (Vllaznia), Arlind Kalaja (Vllaznia), Ron Broja (Gent – Belgjikë), Albian Avdiaj (Volfsburg – Gjermani), Valon Ahmetaj (NK Celje – Kroaci), Esad Morina (Shalke 04 – Gjermani), Rei Manaj (Kremoneze – Itali), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb – Kroaci) dhe Enis Gavazaj (Gent – Belgjikë), i dëmtuar.
Nisur nga këto mungesa, Gega ka thirrur për këtë minifazë përgatitore në Turqi: Thomas Strakosha (Lacio), Aldo Teqja (Anorthosis Famagusta – Qipro), Paolo Sokoli (Xhenoa – Itali), Kristi Marku (Honved Budapest – Hungari), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Klodian Gino (Aris Selanik – Greqi), Marvin Turtulli (Teuta), Maldin Ymeraj (Panathinaikos – Greqi), Neti Meçe (Niki Volos – Greqi), Nezir Islami (Nuremberg – Gjermani), Kristi Qose (Paok Selanik – Greqi), Vedat Murriqi (Giresunspor – Turqi), Armir Bilali (NK Celje – Kroaci), Isnik Alimi (Kievo – Itali), Mërgim Vojvoda (Standard i Liezhit – Belgjikë).
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit ky zbor do t’i shërbejë kombëtares U-21 të Shqipërisë për përgatitjen e kualifikueseve të ardhshme Evropiane, ndërsa shorti hidhet më 5 shkurt.