AlbanianSport.com 28.03.2015 22:15
ASNN – Përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë ka fituar sot 2-0 përballë Lihtenshtejnit, në ndeshjen e vlefshme për grupin e 4 të edicionin eliminator të Evropianit të kësaj grupmoshe.
Të besuarit e trajnerit Skënder Gega kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar dy gola në portën kundërshtare. Në pjesën e parë, talenti i Skënderbeut, Latifi i kaloi në epërsi kuqezinjtë, epërsi me të cilën do të mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes.
Ndërsa në pjesën e dytë, ishte Rei Manaj, i futur në vendin e Vatnikajt, i cili dyfishoi shifrat duke volusur fatin e kësaj ndeshjeje në 2-0. Kështu, kuqezinjtë e drejtuar nga Skënder Gega e nisin mjaft mirë këtë edicion eleminator .
Ja formacioni me të cilin Shqipëria e nisi ndeshjen: Aldo Teqja, Mergim Vojvoda, Amir Rrahmani, Bruno Lulaj, Kristi Marku, Liridon Latifi, Kristi Qose, Klodian Gino, Enis Gavazaj, Myrto Ozuni, Jurgen Vatnikaj.