Gjergj Vyshka 20.11.2014 09:25
Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve, pas fitores me Bahreinin 3-2 dhe humbjes me Uzbekistanin 0-1, ka pësuar një tjetër humbje dje, ndërsa është mundur 0-1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke u ndëshkuar nga autogoli i Murriqit.
Tanët e kanë dominuar ndeshjen dhe kanë pasur një mori rastesh, por nuk kanë shënuar dot.
Ndërkohë formacioni i kuqezinjve ka qenë: Strakosha, Vojvoda, Rrahmani, Lulaj, Marku, Qose, Meçe, Ahmedaj, Vatnikaj, Gino dhe Avdiaj. Janë aktivizuar Caka e Murriqi.