AlbanianSport.com 14/11/2024 17:35
ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve luan të premten miqësoren e parë ndaj Moldavisë, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet. Kështu, Kombëtarja kuqezi e Nën-21-vjeçarëve do të zbresë të premten në stadiumin e Vorës, për të zhvilluar atje ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim, pasi mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm.
Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka thërritur Hajrulla Tolën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Takimi midis Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Moldavisë, do të luhet të premten në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 14:00.