Nën-21-vjeçarët / Jupi: Nuk morëm maksimumin, vendi i dytë, i vështirë

Share Button

Shpresat-Greqi-0-0-pankina-Jupi-2016

AlbanianSport.com 25.03.2016 17:05

ASNN – “Nuk mendoj se morëm maksimumin, por e dhamë atë që mund të bënim, – ka deklaruar trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Redi Jupi, pas barazimit pa gola me Greqinë. – Djemtë u impenjuan, por nuk arritën të shprehnim atë që donim. Kjo edhe për shkak të kundërshtarit, por edhe të një mbingarkese që lojtarët morën. Përsa i përket Grezdës, nuk mund të qahem për mungesën e tij, pasi nuk e kam të gatshëm.

“Zëvëndësimet i bëra herët, veçse Laçin e ndërrova, pasi kishte një problem në tendinën e gjurit, – vijoi ish-futbollisti i Kombëtares. – Strakosha na shpëtoi disa raste pasi ndeshja mund të ishte humbur. Lojtarët tregohen individualistë pasi në momente të caktuara ia kërkojmë edhe ne, por nuk mbështeten nga skuadra dhe kjo jo për faj të tyre.”

“Duhet të jemi të kujdesshëm me pritshmëritë e skuadrës, pasi luajmë ndaj skuadrave shumë më lartë se ne”, – shtoi ai. Me këtë rezultat Shqipëri e Nën-21-vjeçarëve u ngjit në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë, ndërsa vendi i parë i renditjes së grupit mbahet nga Portugalia me 18 pikë.  “Nisur nga këto gjëra vendin e dytë e shoh shumë të vështirë”, – theksoi ish-futbollisti i Dinamos dhe Tiranës.

“Ndaj Hungarisë do të kemi pak ndryshime, pasi duhet që lojtarëve t’u gjejmë vendin, –  vijoi Jupi. – Unë si trajner mendoj gjatë gjithë kohës për këtë gjë. Ne tentuam të bëjmë lojë sulmuese, por nuk na funksionoi mirë, pasi Manaj u shkëput shumë.” Jupi ka pasur dhe një përgjigje për ankesat e Vllaznisë dhe të mungesës së lojtarëve të kësaj moshe nga Shkodra.

“Përsa i përket Vllaznisë, kërkesat e tyre janë legjitime, – ka pohuar trajneri i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Redi Jupi. – Unë i pranoj ato dhe i mirëpres fjalët e tyre, por jam unë që i marr vendimet. Më pelqen që lojtarët kanë si synim të afrohen tek Kombëtaret e moshave dhe kjo na kënaq. Unë ai trajner i mirëpres të gjithë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh