AlbanianSport.com 09/09/2021 17:55
ASNN – Kkampionati nis më 29 shtator 2021. Është zbardhur të enjten në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” kalendari i Kategorisë Superiore për Nën-21-vjeçarët për sezonin 2021-2022. Shorti është hedhur nga drejtuesi i Departamentit të Garave dhe turneve në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Marjus Sulejmani, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse në këtë veprimtari.
Sezoni për ekipet e kësaj grupmoshe do të nisë më 29 shtator 2021 dhe në këtë kampionat marrin pjesë 11 klube, e më konkretisht Turbina e Cërrikut, Partizani, Apolonia, Vllaznia, Kukësi, Laçi, Dinamo, Egnatia e Rrogozhinës, Tirana, Teuta dhe Bylisi. Ky është edicion i dytë i Kategorisë Superiore të Nën-21-vjeçarëve. Sezoni i parë u përmbyll me sukses, teksa “kampion” për edicionin e parë u shpall Bylisi.
Kjo veprimtari është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që vendosi vitin e kaluar të merrte këtë nismë dhe t’i jepte jetë këtij projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin. Vendimi u mor në mënyrë që lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave tek Nën-19-vjeçare dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, të kenë mundësi të aktivizohen sa më shumë me ekipet e Nën-21-vjeçarëve.
Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet e kësaj grupmoshe dhe mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve sipas parashikimeve të rregullores. Edicioni do të nisë më datë 29 shtator me këto 5 sfida të javës së parë që luhen të gjitha duke nisur nga orën 14:00:
KF Turbina – KF Partizani
FK Apolonia – KF Vllaznia
FK Kukësi – KF Laçi
FK Dinamo – KF Egnatia
KF Tirana – KF Bylis
(Teuta pushim pushim javën e parë)
https://fshf.org/wp-content/uploads/2021/09/Kalendari-Kat.Superiore-U-21-1.pdf