Nën-21-vjeçarët / Grup që nuk flet për kuqezinjtë përsa i përket historikut

Share Button

 

Shpresat-shorti-2015-grupi-3-4

Nga Gjergj Vyshka 06.02.2015 13:05

 

Megjithatë në pamje të parë, ky i Shpresave është një grup i vështirë. Dhe të paktënnë letër të vetmin kundërshtar që mund të lëmë pas është Lihtenshtejni. Ndonëse kemi ditur që me Hungarinë, siç dhe ka ndodhur edicionin e kaluar, që të bëjmë surprizën dhe të fitojmë atje, në fushë të huaj, madje 2-0. Por cili është bilanci jonë me skuadrat që do të kemi përballë? Me Greqinë numri i ndeshjeve është më i madh.

Bëhet fjalë për 10 takime, prej të cilave tanët kanë fituar një, janë barazuar 3 ndeshje dhe 7 të tjerat janë me fitoren e helenëve. Dhe golaverazhi i të gjitha ndeshjeve është 8-20. Fitorja e fundit mbetet ajo 2-1 e 30 viteve më parë në tetor 1985 në Berat. Me Portugalinë janë luajtur 4 ndeshje, 2 të barazuara dhe 2 të humbura me një golaverazh 6-10.

Historik është barazimi 1-1 në qershor 1997-tës, kur kombëtaren e drejtonte Sulejman Mema, por aq historik është dhe barazimi në “Qemal Stafa” 2-2 në kohën kur kuqezinjtë drejtoheshin nga i ndjeri Artan Bushati. Me Hungarinë i kemi të freskëta dy ndeshjet edicionit të kaluar, teksa jemi mundur në Durrës 1-2, por kemi fituar në tokën hungareze 2-0.

Me të vetmet që kombëtarja jonë e Nën-21-vjeçarëve nuk është ndeshur janë përfaqësueset e Izraelit dhe të Lihtenshtejnit. Sipas UEFA-s, edicioni i eliminatoreve nis më 23-31 mars të këtij viti.

 

 

Kalendari i Shqipërisë së Nën-21-vjeçarëve

në Eliminatoret e Evropianit 2017

 

30 mars 2015            Lihteshtejn – Shqipëri

3 shtator 2015           Shqipëri – Izrael

8 shtator 2015           Shqipëri – Portugali

13 tetor 2015             Hungari – Shqipëri

12 nëntor 2015         Portugali – Shqipëri

16 nëntor 2015         Shqipëri – Lihtenshtejn

24 mars 2016            Shqipëri – Greqi

28 mars 2016            Shqipëri – Hungari

2 shtator 2016           Greqi – Shqipëri

10 tetor 2016             Izrael – Shqipëri

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:40 ASNN – Shqipëria e Nën-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

AlbanianSport.com 14/11/2024 17:35 ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve luan të premten miqësoren

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh