Nën-21-vjeçarët / Gega vlerëson grupin, por s’u beson favoriteve

Share Button

Skender-Gega-konference-shtypi

AlbanianSport.com 06.02.2015 18:25

ASNN – Pasi është njohur me emrat e skuadrave kundërshtare që do të përballetnë eliminatoret e Evropianit 2017, trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve, Skënder Gega ka paraqitur synimet dhe platformën për ecurinë e ekipit që drejton. “Në përbërje të ekipit të Nën-21-vjeçarëve, do të jenë lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë por edhe në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit”, – ka thënë Gega.

Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ka njohur tashmë kundërshtarët me të cilët do të përballet për ndeshjet eliminatore të Evropianit 2017, finalet e të cilit do të luhen në Poloni. 21-vjeçarët kuqezinj bëjnë pjesë në grupin 4, së, bashku me Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin. Trajneri i Shpresave theksoi se ai dhe lojtarët e tij do të vlerësojnë në maksimum çdo ndeshje dhe kundërshtar.

Skënder Gega, e vlerësoi si të vështirë, por jo të pakalueshëm shortin e kampionatit europian “Euro 207” për këtë moshë, ku Shqipëria do të përballet me Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin. Gjatë prezantimit të grupit të futbollistëve kandidatë për këtë eliminatore, Gega pohoi se është në fazën e fundit të formimit të grupit.

Gega deklaroi se me lojtarët e kampionateve shqiptare do të zhvillohet shumë shpejt një grumbullim 3-ditor, ndërkohë që sipas tij në sfidën e parë përballë Lihtenshtejnit do të grumbullohen lojtarët që kanë formën më të mirë. Trajneri ka bërë të ditur se skuadra e tij do të luajë në një grup të vështirë për eliminatoret e Euro 2017, por gjithsesi do të luajë shanset e saj për të shkuar larg.

Nëse shpresat për të luajtur në fazën finale të kësaj veprimtarie, që do të zhvillohen pas dy vitesh në Poloni duken të pakta, nuk mendon kështu, trajneri Skënder Gega, që nuk i beson parashikimeve në letër. Gjithsesi, trajneri qëndron me këmbë në tokë. Finalet e Euro 2016 janë larg, teksa ai mendon të marrë maksimumin në sfidën e parë kundër Lihtenshtejnit.

Për eliminatoret e ardhshme Gega do t’i besojë lojtarëve më në formë. Nuk ka rëndësi nëse luajnë jashtë apo në Shqipëri, dyert e skuadrës së Nën-21-vjeçarëve janë të hapura për të gjithë ata që e meritojnë. Ndërkaq, trajneri i Shpresave të Shqipërisë ka paralajmëruar edhe një grumbullim 3-ditor me futbollistët që luajnë në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë të futbollit në vend.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:40 ASNN – Shqipëria e Nën-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

AlbanianSport.com 14/11/2024 17:35 ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve luan të premten miqësoren

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh