Gjergj Vyshka 07.02.2015 19:15
Sipas UEFA-s datat e ndeshjeve eliminatore janë në periudhat 23-31 mars 2015, 8-16 qershor 2015, 31 gusht-8 shtator 2015, 5-13 tetor 2015, 9-17 nëntor 2015, 21-29 mars 2016, 29 gusht-5 shtator 2016, 3-11 tetor 2016 dhe “play-off”-i me katër skuadrat më të mira të vendeve të dyta në grupe, dy prej të cilave do t’i bashkohen 9 ekipeve të vendeve të para dhe Polonisë si vend organizator i finaleve të Evropianit Nën-21-vjeçarët 2017, do të luajnë më 7-15 nëntor 2016.
Të vetmen datë të lirë për miqësore duket se tanët e kanë në qershor të këtij viti, më saktë më 8-16 qershor. “Sigurisht që do të kemi dhe një zbor stërvitor për të qenë sa më afër me lojtarët. Pas ndeshjes me Lihtenshtejnin do të kërkojmë të luajmë miqësore, apo dhe turne miqësor për të qenë sa më gati për ndeshjet e shtatorit”, ka nënvizuar Gega.
Kalendari i Shqipërisë së Nën-21-vjeçarëve
në Eliminatoret e Evropianit 2017
30 mars 2015 Lihteshtejn – Shqipëri
3 shtator 2015 Shqipëri – Izrael
8 shtator 2015 Shqipëri – Portugali
13 tetor 2015 Hungari – Shqipëri
12 nëntor 2015 Portugali – Shqipëri
16 nëntor 2015 Shqipëri – Lihtenshtejn
24 mars 2016 Shqipëri – Greqi
28 mars 2016 Shqipëri – Hungari
2 shtator 2016 Greqi – Shqipëri
10 tetor 2016 Izrael – Shqipëri
Shënim: Datat e lira për ndeshje miqësore për Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve: 8-16 qershor 2015