Nën-21-vjeçarët / Bushi: Synimi ynë, të lëmë prapa Andorrën & Kosovën

Share Button

AlbanianSport.com 15/03/2019 13:25

ASNN – Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të “Euro 2021”, atë me Turqinë dhe Andorrën. Duke parë grupin 3, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me kundërshtarë të tillë si: Anglia, Austria apo edhe Turqia, synimi i skuadrës kuqezi është modest.

“Duke parë grupin që kemi, synimi është të kalojmë Andorrën dhe Kosovën”, – ka thënë ai. Për këto sfida, skuadrës së Bushit do t’i mungojnë dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Ademi dhe Kola. Por trajneri ka besim se edhe lojtarët që ka grumbulluar mund të bëjnë mirë.

“Kemi dy mungesa të rëndësishme si Ademi dhe Kola por kam 20-25 lojtarë në dispozicion, tek të cilët kam besim se do të arrijnë të japin maksimumin”, – ka theksuar ai. Ndeshjen e parë, Nën-21-vjeçarët kuqezinj e luajnë me Turqinë, skuadër të cilën Bushi e quan kundërshtar tepër të fortë.

“Turqia është një kundërshtar i fortë, investon te moshat dhe ka një ekip cilësor me lojtarë që i kërkon Mançesteri, – ka theksuar ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi. – Është favorit për këtë ndeshje. Sidoqoftë, ne të luajmë mirë, por kemi lojtarë që nuk kanë minuta në këmbë.”

Për trajnerin Bushi, duket se mbrojtja dhe mesfusha janë repartet më të mira që ka. “Reparti më i mirë është mbrojtja, me lojtarë të mirë, dhe mesfusha, – ka pohuar ai. – Shpresojmë të mos kemi dëmtime.” Përsa i përket Fiorin Durmishajt, Bushi e ka një përgjigje.

“Durmishaj është i lirë të shkojë ku të dojë. Ne duam lojtarë që e duan këtë fanellë, duan të luajnë për të”, – ka përfunduar trajneri i Shpresave, Alban Bushi. Sipas kalendarit, Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ndeshjen me Turqinë e luan në 23 mars 2019, në “Elbasan Arena”, ndërsa më 26 mars, me Andorrën luan në fushën e kësaj të fundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh