AlbanianSport.com 27/01/2021 18:40
ASNN – Janë luajtur të mërkurën ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2021 për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve, ndeshje të cilat kanë përcaktuar skuadrat që do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun për sezonin 2020-2021. Vllaznia dhe Tirana janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për finalen e madhe të grupmoshës së Nën-19-vjeçarëve, pasi kanë mundur përkatësisht Shënkollin dhe Partizanin.
Kanë qenë dy gjysmëfinale derbi, ai i veriut dhe i kryeqytetit, fillimisht me Vllazninë që mundi lehtësisht 4-0 Shënkollin. Kuqeblutë e filluan lojën të orientuar drejt sulmit dhe arritën të shënojnë në minutën e 10-të dhe 18-të duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. Pjesa e dytë vazhdon me mbizotërimin e Vllaznisë që shënon dhe dy herë të tjera me Nikajn në minutat 66 dhe 77.
Duke mbyllur kështu ndeshjen 4-0 në favor të Vllaznisë dhe duke siguruar 3-golëshin e tij personal. Ndeshja tjetër gjysmëfinale, derbi i kryeqytetit, ajo ndërmjet Partizanit dhe Tiranës tregoi një lojë të luftuar dhe të dy skuadrat që kërkuan finalen brenda 90 minutave por pa arritur të gjejnë golin. Loja e rregullt përfundoi 0-0 dhe nga pika e bardhë e 11-metërshave, janp bardheblutë triumfuan 4-2, duke siguruar kështu duelin në finale përballë Vllaznisë.