AlbanianSport.com 03.11.2014 17:05
ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur të dielën ndeshjet e javës së 8-të në Kategorinë Superiore, ku Vllaznia dhe Shkëndija e Tiranës, kryesojnë me pikë të plota, nga 24 secila, si dhe ato të javës së 5-të në dy grupet e Kategorisë së Parë. Në këtë Kategori, spikat fakti se 3 nga 5 ndeshjet e grupit A dhe 2 nga 5 ndeshjet e grupit B, nuk janë zhvilluar.
Me pak fjalë, janë luajtur vetëm 5 nga 10 ndeshjet e planifikuara të kësaj jave, çka mbetet një “gangrenë” për këtë nivel të Kampionatit Kombëtar të moshave. Kukësi dhe Besëlidhja në grupin A dhe Lushnja në grupin B, kryesojnë renditjet përkatëse, me 12 pikë dhe 10 pikë secila, pas 4 fitoresh në po aq javë të këtij sezoni të ri të kampionatit të kësaj grupmoshe.
Pogradeci për të rinj ka marrë fitoren e radhës, ndërsa ka mundur dje në “Gjorgji Kyçyku” të qytetit liqenor, Vlorën. Ka shënuar fillimisht në pjesën e parë Balli në minutën e 25-të, gol që është pasuar nga ai i Berberit në të 58-n. Më pas ka pasur përpjekje të vlonjatëve për të ngushtuar diferencën e golave. Por liqenorët jo vetëm që janë mbrojtur mirë, por e kanë ruajtur me fanatizëm epërsinë e tyre 2-0.
Pogradeci – Vlora 2-0
Shënues: Balli 25’, Berberi 58’
Pogradeci: Baçi, Blaceri, Hidri, Molla, Hyzellari, Laraku, Berberi, Mukollari, Balli, Liçkollari, Veizi. Trajner: F. Fetollari
Vlora: Muho, Hitaj, Myslymi, Mataj, Abazaj (Demiraj), Plaka, Koçani, Dervishaj (Hysenaj), Dauti, Muçollari (Skënderaj), Lazaj. Trajner: Sh. Idrizaj
Gjyqtarë: D. Muça, E. Danaj, K. Bodurri (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Blaceri, Molla, Myslymi
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 8-të
(2 nëntor 2014)
Shkëndija Durrës – Vllaznia 2-3
Pogradeci – Vlora 2-0
Vllaznimi – Teuta 1-2
Dinamo – Laçi 1-1
Tirana – Skënderbeu 3-2
Flamurtari – Partizani 0-0
Olimpik – Elbasani 2-1
Shkëndija Tiranë – Besa 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 8 8 0 0 30-7 24
- Shkëndija Tiranë 8 8 0 0 17-6 24
- Partizani 8 5 2 1 19-4 17
- Flamurtari 8 4 2 2 13-12 14
- Tirana 8 4 1 3 11-8 13
- Teuta 8 4 1 3 12-12 13
- Laçi 8 4 1 3 10-13 13
- Vlora 8 3 1 4 12-11 10
- Pogradeci 8 3 1 4 7-14 10
- Skënderbeu 8 2 3 3 8-11 9
- Shkëndija Durrës 8 2 2 4 11-11 8
- Dinamo 8 2 2 4 7-12 8
- Besa 8 2 1 5 8-11 7
- Elbasani 8 1 2 5 5-12 5
- Olimpiku 8 1 1 6 13-22 4
- Vllaznimi 8 0 2 6 2-18 2
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 5-të
(2 nëntor 2014)
Kastrioti – Besëlidhja 1-2
Shkëndija B Tiranë – Porto (sot)
Skampini – FC Term (nuk u zhvillua)
Brian’s – Internacional (nuk u zhvillua)
Veleçiku – Kukësi (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 4 3 1 0 12-2 10
- Besëlidhja 5 3 1 1 10-5 10
- Shkëndija B Tiranë 3 3 0 0 9-0 9
- Porto 3 2 0 1 6-1 6
- Brian’s 4 1 3 0 6-5 6
- Internacional 3 1 0 2 3-6 3
- Kastrioti 5 1 0 4 3-14 3
- FC Term 3 0 1 2 2-6 1
- Skampini 3 0 0 3 0-9 -3
- Veleçiku 3 0 0 3 0-9 -3
Grupi B
Java e 5-të
(2 nëntor 2014)
Luftëtari – Apolonia 1-0
Tomori – Albpetroli 2-0
Lushnja – AF Dinamo 2-1
Shkumbini – Tirana B (nuk u zhvillua)
Bylis – Butrinti (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 4 4 0 0 11-1 12
- Tomori 5 3 1 1 7-2 10
- Luftëtari 5 4 0 1 12-5 9
- Apolonia 5 3 0 2 8-9 9
- AF Dinamo 4 1 0 3 8-8 3
- Butrinti 4 0 2 2 4-10 2
- Albpetroli 4 0 1 3 4-10 1
- Bylis 1 0 0 1 0-3 0
- Tirana B 2 0 0 2 0-6 0
- Shkumbini 2 0 0 2 0-6 -3