AlbanianSport.com 09/08/2019 20:55
ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është mundur të premten me rezultatin e ngushtë 1-2 përballë vendasve të Dinamos së Zagrebit, edhe në ndeshjen e dytë të Turneut “International Memorial Tournament”, që po zhvillohet në kryeqytetin e Kroacisë.
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë edhe ndaj vendasve të Dinamos së Zagrebit por pa mundur të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e zhvilluar sot, duke nisur nga ora 18:15.
Kombëtarja e Dedes luajti me këtë formacion: Malaj (Bushi 80’), Rexhepi (Nurja 80’), Selishta (Lucaj 59’), Hida, Beqja, Rrapaj (Prenga 48’), Ibrahimi (Gashi 48’), Muçi, Shabani (Shima 40’), Ajazi (Bernaca 59’), Beu.
Golin për përfaqësuesen kuqezi e shënoi Ernest Muçi, me kokë në minutën e 80-të. Muci shënoi edhe në sfidën e një dite më parë ndaj Realit të Madridit. Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve, do të zhvillojë nesër, duke nisur nga or 18:15, sfidën e fundit në grup, atë ndaj Olimpijas së Ljubljanës.