AlbanianSport.com 10/08/2019 20:55
ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e 3-të në grup në “International Memorial Tournament”, turne ky që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Shqipëria Nën-19-vjeçarëve e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga, Shimaj dhe Beu. Ndeshja ka qenë në dominimin e skuadrës së Dedes që ka zhvilluar një lojë sulmuese duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare.
Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Muçi, në minutën e 55-të me 11-metërsh, dhe Ibrahimi. Ky i fundit ka shënuar golin e dytë në minutën e 66-të. Ky turne do të mbyllet të dielën me ndeshjen për vendin e 5-të dhe të 6-të, ku kuqezinjtë e Dedes do të luajnë përballë Kroacisë së Nën-19-vjeçarëve, në takimin që nis në orën 09:45.