Nën-19-vjeçarët / Shqipëria, e pafat në barazimin 2-2 me Serbinë

Share Button

AlbanianSport.com 13/11/2021 15:55

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka marrë një barazim të shtunën në ndeshjen me bashkëmoshatarët serbë, në sfidën e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2022-shit. Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, përfundoi me rezultatin 2-2, me kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu që barazuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Ekipi kuqezi i Nën-19-vjeçarëve e nisi me këtë formacion: Simoni, Bytyqi, Preka, Zalli, Zenelaj, Pjeshka, Nerguti, Toci (kapiten), Mata, Bibo dhe Hysaj. Pjesa e parë e lojës ishte thuajse e barabartë për të dyja skuadrat, që kontrolluan topin dhe krijuan raste të pakta shënimi. Megjithatë, kundërshtarët ia dolën të kalonin në epërsi në minutën e 42-të, me Mituljikiçit, me këtë pjesë të parë që mbyllet në favor të skuadrës serbe.

Shqipëria tregon fytyrë tjetër në 45 minutëshin e dytë të lojës, me Zenelajn, i cili pas një krosimi nuk arrin të barazojë ndeshjen. Një tjetër rast i shpërdoruar nga Zalli në minutën e 56-të, ndërsa katër minuta më vonë do të ishte kapiteni Toci ai i cili goditi me kokë topin brenda zonës kundërshtare, por topi ndalet nga portieri Lukiç. Topi qarkullohet nga kuqezinjtë, të cilët kontrollojnë mirë lojën dhe krijojnë më shumë raste të pastra shënimi.

I pafat edhe Mata, i cili gjuan topin nga një distancë e madhe, por që ndalet sërish nga portieri serb. Trajneri shqiptar vendos të hedhë në fushë Shpendin dhe Dervishin, ndërsa Bibo e Hysaj dalin nga loja. Në momentin më të mirë të skuadrës së Cungut, serbët dyfishojnë shifrat me Lazetiçin. Pas golit të dytë, trajneri shqiptar bën dy zëvendësime të tjera, me Alivodën dhe Arapin që futen në vend të Pjeshkës dhe Zenelajt.

Gjyqtari çek akordon një 11-metërsh në favor të kuqezinjve në minutën e 82-të, që nuk ekzekutohet në mënyrë të saktë nga Eljo Toci, me topin që ndalet edhe njëherë tjetër me këmbë nga portieri mik. Sidoqoftë, 2 minuta më vonë është Henri Nerguti ai që rihap sfidën me një gol me kokë, ndërsa për barazimin do të mendonte Kristian Shpendi. Ndeshja mbyllet me shifrat 2-2, ndërsa Shqipëria do të luajë ndeshjen e 3-të dhe të fundit ndaj Maqedonisë së Veriut më 16 nëntor 2021, në “Elbasan Arena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh