Nën-19-vjeçarët / Shqipëria barazon edhe të dytën ndaj Izraelit

Share Button

AlbanianSport.com 05/09/2021 17:35

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka zhvilluar ditën e diel ndeshjen e dytë miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Izraelit, takim ky që u luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Sfida, që nisi në ora 10:00 të paradites, përfundoi në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje u përdor edhe Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), një nga investimet  më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që do të jetë pjesë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore për sezonin 2021-2022, si edhe Kupës së Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Ishin izraelitët ata,të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 9-të të takimit. Megjithatë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke iu afruar në disa raste golit të barazimit, por topi nuk e kaloi vijën e portës kundërshtare. Në minutën e 59-të të pjesës të dytë të lojës, gjyqtari i ndeshjes akordon një 11-metërsh në favor Izraelit, pasi iu drejtua edhe ekranit të VAR-it për të parë rastin. Izraelitët shënojnë golin e dytë të takimit nga pika e bardhë. 8 minuta më vonë, Shqipëria kundërpërgjigjet me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Adrian Neziri, i cili shkurton rezultatin duke goditur nga brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Për golin e barazimit do të mendonte Eljo Toci, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari në minutën e 94-t të takimit. Këto dy ndeshje i shërbyen trajnerit  kuqezi Armando Cungu për të testuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatet jashtë vendit, duke pasur parasysh që trajneri ka pasur pak mundësi t’i shikojë nga afër për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e “Covid-19”. Shqipëria e Nën-19-vjeçarët po përgatitet për Eliminatore e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, ku Kombëtarja kuqezi është në grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Nën-19-vjeçarët:

Shqipëri – Izrael                    2-2

Formacioni i Shqipërisë: Simoni, Dervishi (Greca 46’), Cehu (Papaj 46’), Bytyqi (Thaleb 46’) , Nerguti, Zenelaj (Asallari 75’), Arapi (Neziri 46’), Bibo (Qefalija 55’), Shpendi (Halilaj 70’),  Toci, Cipi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh