AlbanianSport.com 15.10.2015 18:55
ASNN – Përfaqësuesja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë ka zhvilluar miqësoren e dytë me homologët e Kosovës, duke barazuar me rezultatin 2-2.
Takimi i zhvilluar në Stadiumin “Zeqir Ymeri të Kukësit nisi më mirë për Shqipërinë që kaloi në epërsi falë golave të Jurgen Bardhit dhe Rubin Hebajt.
Por, Kosova u rikthye shpejt, duke barazuar gjithçka në 2-2. Kjo ishte miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë në javën e fundit.
Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Prizren më 13 tetor, dhe Kosova pati fituar me rezultatin 2-0.