Nën-19-vjeçarët / Prishet derbi, sherr masiv tek Dinamo-Tirana

Share Button

gjyqtari-Albano-Stolaj

Gjergj Vyshka 02.02.2015 09:55

Grushta mes lojtarëve të të dy palëve, tre kartonë të kuq të akorduar nga kryesori Stolaj. Derbi i të rinjve mes Dinamos dhe Tiranës, që është zhvilluar dje në mesditë në fushën me bar artificial të ish-kompleksit blu, nuk ka përfunduar normalisht.

Me të vërtetë ka fituar Tirana, por në minutën e 85-të, ndeshja është përfshirë nga një sherr masiv mes lojtarëve. Fillesa e sherrit ka qenë një ndërhyrje e Marinajt të Dinamos ndaj Koldashit të Tiranës, ndërsa ky i fundit e ka ofenduar futbollistin blu.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ka ardhur reagimi i këtij të fundit, ndërsa në zënkën masive janë përfshirë lojtarët e të dy skuadrave. Përtej ndërhyrjes së stafeve teknike, për 2-3 minuta kaosi ka mbërthyer ndeshjen dhe ka pushtuar fushën.

Dhe vetëm pasi është qetësuar situata, ndërsa kanë ndërhyrë dhe forcat e rendit, gjyqtari Albano Stolaj ka ndëshkuar me karton të kuq Koldashin e Tiranës, si dhe Marinajn e Bermetën e Dinamos.

Në përgjithësi një fund jo i këndshëm i derbit, që edhe për drejtuesit e bardhebluve, të cilët ishin fitues të saj, nuk ishte normal.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh