AlbanianSport.com 10/10/2018 15:55
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit për Nën-19-vjeçarët, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur sot me rezultatin e ngushtë, 0-1, përballë Ukrainës, në nisjen e turneut të grupit eliminator, që po zhvillohet në vendin tonë, në qytetin e Durrësit.
Në takimin që u luajt pasdreke në Stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë e vegjël kanë bërë një paraqitje të mirë duke kontrolluar më së shumti lojën dhe mbajtjen e topit por nuk kanë mundur të jenë të saktë.
Në minutën e 85-të pas një kundërsulmi futbollisti ukrainas, Mudrik ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores. Ndeshja tjetër e grupit 8-të ku bëjmë pjesë, Norvegji-Sllovaki, e cila u luajt më herët në Stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, përfundoi me rezultatin 1-2.
Renditja e grupit 8:
- Sllovakia 3 pikë
- Ukraina 3 pikë
- Norvegjia 0 pikë
- Shqipëria 0 pikë