Nën-19-vjeçarët / Lala: Nga Italia nis konsolidimi i grupit të ri

Share Button

U-19-Kombetarja-blu

Gjergj Vyshka 07.01.2015 09:55

Trajneri i kombëtares së të rinjve të Shqipërisë flet një ditë përpara ndeshjes me “Axurrët”: “Do të kemi një kohë më të gjatë në dispozicion për të bërë seleksionimet e duhura”. Për Altin Lalën, jo vetëm miqësorja e sotme me Italinë, por dhe të tjerat kanë vlerë për të gjendjen aktuale të futbollistëve. “Çdo ndeshje është e rëndësishme për këtë grupmoshë për të parë më mirë gjendjen e gjithsecilit, – ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp. – Koha është e kufizuar, por ama kupton gjendjen e çdo lojtari, ndërsa këtu nis krijimi dhe konsolidimi i grupit me të cilin do të marrim pjesë në Evropian”.

Për kreun e pankinës së Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve, në kushtet kur vetëm tre futbollistë vijnë nga kampionati vendës, të tillë si Lalaj i Akademisë së Dinamos, Domgjoni i Tiranës, Ivani i Shkëndijës së Tiranës, është një pengesë e madhe logjistike fakti që një pjesë e mirë luajnë jashtë vendit. “Ne kemi individ shumë të mirë, por problemi është vështirësia për t’i bërë bashkë, – ka theksuar ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi të të rriturve. – Sepse të tjerët i mbledhin lojtarët më shpesh dhe ndalojnë kampionatet.”

“Ne kemi kohën e shkurtër në kushtet kur UEFA, apo dhe vetë klubet nuk t’i lejnë lojtarët atëherë kur duam ne, apo kur ka një datë të paparashikuar, – ka vijuar ai. – Sigurisht që ka lojtarë të tjerë nga kampionati, por ka diferenca të mëdha mes atyre që luajnë jashtë dhe këtyre që luajnë në Shqipëri. Megjithatë ne do të kemi dhe seleksionime të tjera. Ne do të shohim çdo individ. Më duhet them se kemi pasur kohë të shkurtër në përgatitje. Katër lojtarë janë për herë të parë, por dhe Federata Shqiptare e Futbollit, me gjithë angazhimin e saj, nuk ka se çfarë të bëjë më tepër në kushtet kur klubet nuk t’i lënë të lirë për shumë ditë”.

Ndërkohë përgjegjësi i ekipeve kombëtare, Redi Jupi, ka premtuar se Lala do të jetë i pranishëm në ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçarëve. Me, apo mënyrat e De Biazit si skemë taktike? Kjo ka qenë një nga pyetjet e gazetarëve për Lalën, i cili është përgjigjur: “Edhe pa pasur biseda me De Biazin, në kombëtaren e Nën-19-vjeçarëve ne kemi luajtur me të njëjtin sistem loje që ka ekipi i parë. Është e mira që ajo të jetë në të gjitha kombëtaret shqiptare.”

“Sa për ndryshimin e kohës sonë me të sotmet, më duhet të them se ne kemi pasur të tjera mënyra stërvitore dhe angazhime për t’u bërë lojtar. Në Gjermani kur ka shkuar ka qenë e vështirë, sepse mentalitet i ri. Por mënyra e të stërviturit thellë, gjë që nuk ndodh sot, na bëri futbollistë”, – ka përfunduar trajneri i kombëtares së të rinjve të Shqipërisë, – Altin Lala.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh