AlbanianSport.com 11/10/2021 17:10
ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj bashkëmoshatarëve të Malit të Zi, me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi. Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë të takimit, pas një goditjeje dënimi nga ekipi ynë dhe gabimit të një kundërshtari malazez.
Ai e dërgoi topin me kokë më rrjetën e tij, duke kaluar në epërsi kuqezinjtë. Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Cungut kontrolloi mirë lojën, duke krijuar rezultate dhe duke mbajtur të pandryshuar rezultatin deri në fundin e takimit. Kjo ishte miqësorja e dytë për Shqipërinë e Nën-19-vjeçarëve në pak ditë, dy teste të mira që i shërbyen Trajnerit Cungu.
Trajneri ka krijuar tanimë një ide përfundimtare mbi grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2022-shit, ku skuadrën kuqezi shorti e ka vendosur në grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor 2021.
Në miqësoren e dytë me Nën-19-vjeçarët e Malit të Zi, Shqipëria e Cungut zbriti në fushën e blertë me këtë formacion si dhe bëri këto zëvendësime: Simoni, Dervishi (Greca), Bytyqi (Burgaj), Nerguti, Azizi, Berisha, (Mata),Janaqi, Bibo (Alivoda), Qefalija (Rusta), Arapi (Pjeshka), Shpendi.